Wednesday, May 15, 2013

Vathët në vlerë 2.39 milionë dollarë





Një palë vathë margaritari, të cilët i përkisnin aktores italiane, Gina Lollobrigida, janë shitur me një çmim rekord prej 2.39 milionë dollarësh. Shitja në ankandin Sotheby ka thyer rekordin e vitit 2011, për shitjen e vathëve të Elizabet Tejlorit. Lollobrigida, yll i njohur i filmit në vitet 1950 dhe 1960, ka shitur vathë të prodhuar nga firma italiane Bulgari. Lollobrigida, 85-vjeçare, ka thënë se me paratë e fituara do të ndihmojë hulumtimin e qelizave burimore.

No comments:

Post a Comment