Friday, May 17, 2013

KOMPANIA AMERIKANE NËNSHKRUAN ME SERBINË PËR TREPÇËN





Amerikanët do të hyjnë në Veri të Kosovës me investime. Konsorciumi “New Generation Power”, nga Ilinois, ka nënshkruar kontratë me Ministrinë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në kombinatin “Trepça”, në Veri të Mitrovicës.

Ministri i Minierave dhe i Resurseve Natyrore në qeverinë serbe, Milan Bacevic ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate ka ardhur pas marrëveshjes për Veriun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nga ana tjetër, Chirinjeev Kathuria drejtor i këtij konsorciumi, ka thënë se për arritjen e kësaj marrëveshjeje konsorciumi që ai drejton është dashur të bashkëpunojë ngushtë me Departamentin Amerikan të Shtetit, me qëllim të zgjidhjes së ndonjë çështje ligjore dhe problemeve të tjera që ndërlidhen me Trepçën., tranmseton Express.

Ai ka deklaruar në Beograd se pas nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë e Serbisë do t’i nisë bisedat edhe me Qeverinë e Kosovës.

No comments:

Post a Comment