Wednesday, May 22, 2013

Sigal Prishtina i bie "pishman" udhëton për në Pejë



Ndonëse ishte në dyshim udhëtim i Sigal Prishtinës për në Pejë, për sfidën e tretë të finales së play-off-it, megjithatë, klubi kryeqytetas do të udhëtoj për në tokën pejanë. Krerët e Sigal Prishtinës, një ditë pas disfatës së dytë në finalen e play-off-it kundër Pejë, në një konferencë për media, pasi kishin akuzuar kreu e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Fatmir Gashin për konflikt interesi, pasi që djali i tij është kryetar i KB Pejës, e kishin vënë në dyshim udhëtimin për në Pejë. Por, koordinatori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, të mërkurën ka bërë të ditur se Sigal Prishtina do të udhëtojë për në Pejë, ani pse sipas tij, do të jetë një mision i pamundur. Miftari thotë se Sigal Prishtina për hir të basketbollit dhe për të treguar se është skuadër profesionale do të udhëtojë për në Pejë. “Ne nuk kemi thënë se nuk do të udhëtojmë, por kemi thënë se është mision i pamundur ashtu siç patë deklaruar Peja në prag të ndeshje së dytë. Për hir të basketbollit dhe për dëshmuar se ne jemi klubi profesional, Sigal Prishtina do të udhëtojë për në Pejë”, ka thënë për Kosovapress, Miftari. Ndeshja e tret finale e play-off-it luhet sonte në “Karagaçi” dhe nis në orën 20:15. Peja ka fituar dy ndeshjet e para dhe në rast se sonte sërish mund Sigal Prishtinën, atëherë edhe zyrtarisht do ta shpallet kampione e Kosovës.

No comments:

Post a Comment