Wednesday, May 15, 2013

60 MILION DOLLARË PËR AUTOSTRADËN MITROVICË-PRISHTINË





   

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bankën Islamike për një kredi prej 60 milion dollarësh, të cilat do të investohen në autostradën Mitrovicë-Prishtinë. Kështu ka thënë të martën kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, gjatë takimit me strukturat e tij partiake në Mitrovicë, ku morën pjesë edhe nënkryetari i PDK-së Kadri Veseli, ministrat Rexhepi, Krasniqi, Stavileci si dhe deputetë etj.





 Thaçi tha se Mitrovica ka qenë gjithmonë në fokus të PDK-së, ndërsa prioritet i është dhënë veriut. 

Sa i përket marrëveshjes së Brukselit ai tha se kjo marrëveshje ka qenë më e mirë e mundshme, duke u shprehur optimist edhe për implementimin e saj. Sipas tij, tani është duke u punuar për përcaktimin e periudhave kohore të implementimit.

“Do të ndodhë lëvizja e lirë në tërë territorin e Kosovës, pastaj do të funksionalizohet Poilicia e Kosovës në tërë vendin , e cila do të veprojë sipas ligjeve të Kosovës, ndërsa rendi dhe ligji do të funksionojnë edhe në veri”, ka thënë Thaçi.

Ai foli edhe për zgjedhjet në katër komunat veriore për të cilat tha se do të mbahen sipas ligjeve të Kosovës, ku pas këtyre zgjedhjeve të lira do të formohet Asociacioni i Komunave njëjtë sikurse Asociocioni i Komunave në jug, që do të jetë pa fuqi legjislative dhe ekzekutive.

Ai ka ftuar anëtarët e partisë së tij për mobilizim, duke thënë se PDK-ja e ka të gatshëm modelin e fushatës e cila ka dhënë rezultate.

Thaçi potencoi se Mitrovica e ka kandidatin e saj Avni Kastratin, i cili ka arritur të fitojë besimin e të gjithëve për shkak të rezultateve të arritura. 

“Megjithatë do të punojmë për një fitore më bindësedhe më të thellë sesa deri tani dhe zgjedhjet në Mitrovicë do t’I fitojmë që në raundin e parë”, tha Thaçi.

No comments:

Post a Comment