Sunday, June 2, 2013

Pas albumit, Noizy paralajmëron edhe mixtape

Reperi nga Shqipëria, Noizy, i ka vënë shumë punë para vetes, pasi enden pa përfunduar albumin e tij të ri, ka paralajmëruar ‘mixtape’ të tij të ri.
Noizy i cili së fundmi ka filluar lansimin në seri të këngëve të albumit të tij të dytë “The Leader”, me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook ka paralajmëruar publikimin e ‘mixtape’ të ri.
“The Hardest In the Market...Mixtape IIII dhe shumë më shumë. OTR for life”, ka shkruar Noizy në profilin e tij zyrtar në Facebok.
Së fundmi Noizy publikoi këngët “Ole” dhe “No Worries”, teksa ka thënë se është duke punuar edhe në disa videoklipe që do të jenë pjesë e albumit “The Leader”. /Lajme/

Nëna e Pitt ia shpëtoi jetën Angelinas

Nëna e Brad Pitt ka qenë njeriu kryesor që e ka bindur Angelina Jolien të bëjë testin për konstatimin e rrezikut nga kanceri i gjirit.
 Jane Pitt, e ëma e Bradit, ka qenë njeriu kryesor që ka ndikuar te aktorja që ajo të bëjë testin për diagnostifikimin e kancerit të gjirit, i cili zbuloi se Angelina me 87 për qind të gjasave mund të ketë kancer.
Pasi mjekët konstatuan rrezikun e lartë, Angelina u inkurajua që t’i largojë gjinjtë dhe kështu të minimizojë rrezikun nga kanceri.
“Faktikisht, nëna e Bradit i ka ndihmuar Angelinas ta shpëtojë jetën. Kur Angelina i tha Janes se ajo po mendonte për një test gjenetik, Jane i ka thënë se duhet të bëjë atë që është më e mira për hirë të fëmijëve”.
“Dhe kjo ishte e tëra që Angelina ka mundur të dëgjojë prej saj. Ajo e mori menjëherë vendimin për testin dhe më pas i hoqi gjinjt dhe tani nuk ka rrezik nga kanceri”, ka thënë një burim i National Enquirer.

Rrëfimin e plotë të Angelina Jolies për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe se si ajo e përjetoi largimin e gjinjve mund ta lexoni duke klikuar ketu http://lajmetneks.blogspot.com/2013/06/angelina-jolie-rrefimi-i-luftes-me.html

Angelina Jolie - Rrëfimi i luftës me kancerin

Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie, ka ndërrmarë kohë më parë një hap të paprecedentë – ajo vendosi të largonte të dy gjinjtë për shkak të rrezikut nga kanceri. Tani mendohet se ajo duhet të largojë edhe mitrën, po ashtu për shkak të rrezikut të kancerit. Telegrafi sjell të plotë rrëfimin e Angelina Jolie, e cila tregon për luftën e saj për parandalimin e kancerit, duke transmetuar një mesazh inspirues për të gjitha femrat anë e mbanë botës.
Nëna ime luftoi kancerin për më shumë se një dekadë dhe ajo vdiq në moshën 56 vjecare. Ajo u mbajt mjaft gjatë për të parë dhe për të mbajtur në duar nipin e saj të parë. Por, fëmijët e mi të tjerë nuk do të kenë kurrë rastin ta njohin atë dhe të shohin se sa e dashur dhe mirë ishte ajo.
Ne shpesh flasim për ‘Mamin e mamit’, dhe mua më duhet të gjej një mënyrë për t’ua spjeguar sëmundjen që e largoi atë prej nesh. Ata më kanë pyetur nëse e njëjta gjë mund të më ndodhë edhe mua. Unë gjithmonë u kam thënë atyre të mos brengosen, por e vërteta është se unë mbaj një gjen të ‘gabuar, BRCA1, që në masë të madhe e rrit rrezikun e krijimit të kancerit në gjinj dhe të mitër.
Mjekët e mi kanë konstatuar se unë kam pasur një rrezik prej 87 për qind për të fituar kancerin e gjirit dhe një rrezik prej 50 për qind për kancer në mitër edhe pse rreziku është i ndryshëm, dallon nga femra. Vetëm një pjesë e kancerëve të gjirit rezultojnë nga mutacioni i gjeneve. Femrat me gjendin BRCA1 kanë mesatarisht 65 për qind të gjasave për të fituar kancerin e gjirit.




Kur e kuptova se ky është realiteti im, unë vendosa të jem proaktive dhe të zvogëloj rrezikun sa më shumë që kam mundur. Unë vendosa të kem një largim të dyfishtë të gjinjve. Unë fillova me gjinjtë, pasi rreziku për kancer të gjirit është më i madh se sa për kancer në mitër dhe se operacioni është më kompleks.
Më 27 prill, unë mbarova procedurat mjekësore tri-mujore sa i përket largimit të gjinjve. Gjatë kësaj kohe, kam qenë në gjendje të mbaj këtë privatisht dhe të vazhdoj me punën time.
Por, tani po shkruaj për këtë sepse shpresoj që femrat tjera mund të përfitojnë nga përvoja ime. Kanceri është ende një fjalë që ngrit frikën në zemrat e njerëëzve, duke prodhuar një sens të thellë të të qenurit të pafuqishëm. Por, sot është e mundur që me anë të një testi të gjakut të kuptoni nëse jeni në rrezik për kancer të gjirit apo të mitrës dhe më pas të ndërrmerni veprimet adekuate.
Procesi im filloi më 2 shkurt, me një procedurë të quajtur ‘anulim i thithkëve’, që e përjashton mundësinë e sëmundjeve prapa thithkëve dhe zmadhon qarkullimin e gjakut në këtë zonë. Kjo shkakton dhimbje dhe të gërvishura, por rrit gjasat për të shpëtuar thithkët.


y javë më vonë unë kam pasur një operacion të madh, ku gjinjtë janë larguar dhe janë mbushur me plotësues artificial. Ky operacion mund të shkojë deri në tetë orë. Ju zgjoheni me tuba artificial dhe gjinjë artificialë në gjoksin tuaj. Duket sikur një skenë e filmave fantastiko-shkencorë. Por, disa ditë pas operacionit ju mund t’i ktheheni jetës normale.
Nëntë javë më vonë, operacioni përfundimtar u kompletua me rekonstruksionin e gjinjve me një implant. Ka pasur shumë përparime në këtë procedurë viteve të fundit dhe rezultatet mund të jenë të bukura.
Unë kam dashur të shkruaj këtë letër që t’u tregoj femrave tjera se vendimi për të larguar gjinjtë nuk ishte i lehtë. Por, është një vendim të cilin jam e lumtur që e mora, që e bëra. Gjasat për krijimin e kancerit të gjirit tani janë zvogëluar nga 87 për qind, në 5 për qind. Unë mund t’u them fëmijëve të mi se nuk kanë nevojë të frikësohen se mund të më humbasin për shkak të kancerit të gjirit.
Po ashtu, ata nuk mund të shohin ndonjë gjë që mund t’i bëjë të ndihen keq. Ata mund të shohin të gërvishura të vogla, dhe kjo është e tëra. Pjesa tjetër është ‘Mami’, e njëjta që ka qenë gjithmonë. Dhe, ata e dinë se unë i dua dhe se do të bëj të gjithcka për të qenë me ata sa më gjatë që mundem. Shkurt, nuk ndihem më pak femër se sa femrat tjera. Unë ndihem e fuqishme që mora një vendim të fortë që në asnjë mënyrë nuk e shuan feminitetin tim.
Jam me fat që kam një partner, Brad Pittin, i cili është aq i dashur dhe mbështetës. Kështu, u them të gjithëve që kanë një bashkëshorte apo të dashur që po kalon nëpër këto momente se ju jeni pjesë shumë e rëndësishme e këtij tranzicioni. Brad ishte cdo të vetmin minut në qendrën e gjirit Pink Lotus, aty ku unë jam trajtuar dhe jam operuar. Ne kemi arritur të gjejmë momente për të buzëqeshur së bashku. Ne e kemi ditur se kjo është gjëja e duhur për të bërë për familjen tonë dhe se do të na afonte edhe më shumë. Dhe ashtu edhe ndodhi.
Për secilën femër që lexon këtë, shpresoj që do t’iu ndihmojë që të kuptoni se keni mundësi. Unë dua të enkurajoj secilën femër, sidomos nëse keni një histori familjare të kancerit të gjirit apo të mitrës, që të kërkoni informacione dhe të pyesni ekspertët mjekësorë që mund t’iu ndihmojnë të kaloni këtë aspekt të jetës tuaj e t’ju informojnë për zgjidhjet që ju i keni në dorë.
Unë e di se ka shumë mjekë të mrekullueshëm që po punojnë në alternativa më të mira për këtë operacion. I gjithë operacioni im do të publikohet në faqen zyrtare të qendrë së gjirit Pink Lotus. Unë shpresoj që kjo do t’i ndihmojë femrat tjera.
Kanceri i gjirit vret 458 mijë njerëz në vit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë – shumica në vende me të ardhura të ulëta apo të mesme financiare. Duhet që të bëhet prioritet që të sigurohemi që sa më shumë femra mund të bëjnë testimin e gjeneve dhe të marrin trajtimet që shpëtojnë jetën e tyre, pa marrë parasysh mendimet e tyre dhe prapavijën, ku do që jetojnë. Kostoja prej 3000 dollarësh për testimin e gjeneve dhe kërkimin BRCA1 dhe BRCA2 në SHBA mbetet një pengesë shumë e madhe për femrat.
Unë zgjodha që të mos e mbaj tregimin tim në mënyrë private, sepse ka shumë femra që nuk e dinë se ato mund të jetojnë në hijen e kancerit. Shpresoj që ato gjithashtu do të jenë në gjendje që të testojnë gjenet dhe nëse ato kanë rrezik të lartë, të dinë se kanë opsione të forta.
Jeta vjen me shumë sfida. Ato që nuk na frikësojnë janë ato që mund t’i përballemi dhe mund t’i marrim nën kontroll.

(Angelina Jolie është aktore dhe regjisore me famë botërore) /LAJME/

‘Sulltani’ marshon në Stamboll (Foto)

 Aktori që portretizon sulltan Sulejmanin në serialin mjaft të suksesshëm turk, “Muhtesem Yuzyil” (“Shekulli madhështor”), Halit Ergenc, ka qenë pjesë e protestave që po mbahen këto ditë në Turqi.


Ai madje i ka rezistuar edhe dhunës së policisë dhe gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Në protestë nuk ka munguar as gruaja e tij, aktorja Berguzar Korel, e cila është më së shumti e njohur për rolin e Shehrazat në serialin e përbashkët me burrin e saj, “Binbir Gece” (“Një mijë e një net”).



Turqia ka hyrë në ditën e tretë të protestave që kanë filluar të premten. Ato që u nisën si manifestime të qeta kundër vendimit për të prerë rreth 600 pemë në parkun Gezi, në qendër të Stambollit, për të ndërtuar aty një qendër tregtare, përfunduan në përleshje të dhunshme mes turmës dhe policisë duke lënë mbi një mijë të plagosur dhe po aq të arrestuar.

Megjithëse protestuesit të dielën ndezën zjarre dhe u përleshen me policinë në disa pjesë të Stambollit dhe Ankarasë, rrugët raportohet të jetë përgjithësisht më të qeta se dy ditët e para. /Lajme

A e dini pse është e domosdoshme të kryesh marrëdhënie seksuale?


A e dini pse është e domosdoshme të kryesh marrëdhënie seksuale? Një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë 237 arsyje pse sekset e kundërta duhet të kryejnë marrëdhënie.
Një nga ekspertët e universitetit të Teksasit ka botuar dorëshkrimin “Arkivat e sjelljes seksuale”, ku rendit të gjithë faktorët pse një çift duhet të këtë marrëdhënie intim. Ai shpjegon se gjërat janë kaq komplekse dhe të ndryshme nga njëra-tjetra sa duhet të hartohet një enciklopedi e posaçme. Por në tërsi të studimit kanë dal katër kategori kryesore pse njerëzit shkojnë në shtrat së bashku, ku secila prej tyre ka shumë nënpika që në total shkojnë 237 arsyje kryesore.
E para:
Janë arsyjet fizike të njeriut dhe gjithshtu seksi ndikon në zvogëlimin e stresit.
E dyta:
Dëshira për të bërë dashuri është dhe ardhja në jetë e një fëmije, për të krijuar një familje.
E treta:
Janë emocionet dhe dashuria që ke për personin.
E katërta:
Arsyjet e bazuara në pasigurinë, si përshëmbull frikën se mos humb partnerin./Lajme/

Ronaldo së shpejti me skulpturë të dyllit (Foto/Video)




Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka pozuar për skulptorët të cilët kanë marrë përmasat e tij për të krijuar skulpturën e tij të dyllit.
Ylli i Real Madridit, ka qenë shumë i përqëndruar në fotografitë që ka bërë për skulptorët e muzeut të dyllit në Madrid, të cilët do të shfaqin për publikun skulpturën e portugezit menjëherë pasi ta kenë përfunduar atë.
Nga fotografitë më poshtë mund të thuani se më poshtë është Ronaldo i dyllit, por në fakt është vet Ronaldo ai që ka qenë i shtangur në fotografitë vetëm e vetm që skulptorët t’i marrin masat e tij në mënyrë sa më të përpiktë.