Wednesday, May 15, 2013

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë organizoi Forumin e Thirrësave Islamë të Ballkanit



Ne kete takim na nderuan me prezencen e tyre konsulli i Ambasades se Kuvajtit z. Fejsal el Baker dhe profesoret dhe thirrësit e nderuar Ali el Uesmi dhe Besam el Shati.



Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë organizoi Forumin e Thirrësave Islamë të Ballkanit më datë 27-28 Prill 2013 në qytetin e Tiranës, në Dajti Tower Belvedere Hotel. Ky aktvitet u zhvillua me mirësinë e Allahut dhe pastaj falë koordinimin të organizatave islame në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Luginës së Preshevës. Në këtë forum u paraqiten dhe u diskutuan eksperincat më të spikatura në fushën e thirrjes islame dhe u verifikuan disa nga rrugët e bashkëpunimit, me qëllim tejkalimin e pengesave dhe vështirësive me të cilat përballet aktiviteti i thirrjes islame në Ballkan.
Tema e forumit:
Aktiviteti kolektiv ne fushen e davetit dhe sfidat bashkohore
Referatet:
Nje pasqyre e permbledhur e davetit te organizuar ne Shqiperi dhe problemet me te cilat eshte perballur ky aktivitet.
Nje pasqyre e permbledhur e davetit te organizuar ne Kosove dhe problemet me te cilat eshte perballur ky aktivitet.
Nje pasqyre e permbledhur e davetit te organizuar ne Maqedoni dhe problemet me te cilat eshte perballur ky aktivitet.
Nje pasqyre e permbledhur e davetit te organizuar ne Malin e zi dhe problemet me te cilat eshte perballur ky aktivitet.
Nje permbledhje e situates se pergjithshme (politike, ekonomike, kulturore) me te cilen perballen muslimanet ne ballkan (Roli i BE, SHBA, Turqise) Bekir Halimi.



No comments:

Post a Comment