Sunday, June 2, 2013

Pas albumit, Noizy paralajmëron edhe mixtape

Reperi nga Shqipëria, Noizy, i ka vënë shumë punë para vetes, pasi enden pa përfunduar albumin e tij të ri, ka paralajmëruar ‘mixtape’ të tij të ri.
Noizy i cili së fundmi ka filluar lansimin në seri të këngëve të albumit të tij të dytë “The Leader”, me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook ka paralajmëruar publikimin e ‘mixtape’ të ri.
“The Hardest In the Market...Mixtape IIII dhe shumë më shumë. OTR for life”, ka shkruar Noizy në profilin e tij zyrtar në Facebok.
Së fundmi Noizy publikoi këngët “Ole” dhe “No Worries”, teksa ka thënë se është duke punuar edhe në disa videoklipe që do të jenë pjesë e albumit “The Leader”. /Lajme/

Nëna e Pitt ia shpëtoi jetën Angelinas

Nëna e Brad Pitt ka qenë njeriu kryesor që e ka bindur Angelina Jolien të bëjë testin për konstatimin e rrezikut nga kanceri i gjirit.
 Jane Pitt, e ëma e Bradit, ka qenë njeriu kryesor që ka ndikuar te aktorja që ajo të bëjë testin për diagnostifikimin e kancerit të gjirit, i cili zbuloi se Angelina me 87 për qind të gjasave mund të ketë kancer.
Pasi mjekët konstatuan rrezikun e lartë, Angelina u inkurajua që t’i largojë gjinjtë dhe kështu të minimizojë rrezikun nga kanceri.
“Faktikisht, nëna e Bradit i ka ndihmuar Angelinas ta shpëtojë jetën. Kur Angelina i tha Janes se ajo po mendonte për një test gjenetik, Jane i ka thënë se duhet të bëjë atë që është më e mira për hirë të fëmijëve”.
“Dhe kjo ishte e tëra që Angelina ka mundur të dëgjojë prej saj. Ajo e mori menjëherë vendimin për testin dhe më pas i hoqi gjinjt dhe tani nuk ka rrezik nga kanceri”, ka thënë një burim i National Enquirer.

Rrëfimin e plotë të Angelina Jolies për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe se si ajo e përjetoi largimin e gjinjve mund ta lexoni duke klikuar ketu http://lajmetneks.blogspot.com/2013/06/angelina-jolie-rrefimi-i-luftes-me.html

Angelina Jolie - Rrëfimi i luftës me kancerin

Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie, ka ndërrmarë kohë më parë një hap të paprecedentë – ajo vendosi të largonte të dy gjinjtë për shkak të rrezikut nga kanceri. Tani mendohet se ajo duhet të largojë edhe mitrën, po ashtu për shkak të rrezikut të kancerit. Telegrafi sjell të plotë rrëfimin e Angelina Jolie, e cila tregon për luftën e saj për parandalimin e kancerit, duke transmetuar një mesazh inspirues për të gjitha femrat anë e mbanë botës.
Nëna ime luftoi kancerin për më shumë se një dekadë dhe ajo vdiq në moshën 56 vjecare. Ajo u mbajt mjaft gjatë për të parë dhe për të mbajtur në duar nipin e saj të parë. Por, fëmijët e mi të tjerë nuk do të kenë kurrë rastin ta njohin atë dhe të shohin se sa e dashur dhe mirë ishte ajo.
Ne shpesh flasim për ‘Mamin e mamit’, dhe mua më duhet të gjej një mënyrë për t’ua spjeguar sëmundjen që e largoi atë prej nesh. Ata më kanë pyetur nëse e njëjta gjë mund të më ndodhë edhe mua. Unë gjithmonë u kam thënë atyre të mos brengosen, por e vërteta është se unë mbaj një gjen të ‘gabuar, BRCA1, që në masë të madhe e rrit rrezikun e krijimit të kancerit në gjinj dhe të mitër.
Mjekët e mi kanë konstatuar se unë kam pasur një rrezik prej 87 për qind për të fituar kancerin e gjirit dhe një rrezik prej 50 për qind për kancer në mitër edhe pse rreziku është i ndryshëm, dallon nga femra. Vetëm një pjesë e kancerëve të gjirit rezultojnë nga mutacioni i gjeneve. Femrat me gjendin BRCA1 kanë mesatarisht 65 për qind të gjasave për të fituar kancerin e gjirit.




Kur e kuptova se ky është realiteti im, unë vendosa të jem proaktive dhe të zvogëloj rrezikun sa më shumë që kam mundur. Unë vendosa të kem një largim të dyfishtë të gjinjve. Unë fillova me gjinjtë, pasi rreziku për kancer të gjirit është më i madh se sa për kancer në mitër dhe se operacioni është më kompleks.
Më 27 prill, unë mbarova procedurat mjekësore tri-mujore sa i përket largimit të gjinjve. Gjatë kësaj kohe, kam qenë në gjendje të mbaj këtë privatisht dhe të vazhdoj me punën time.
Por, tani po shkruaj për këtë sepse shpresoj që femrat tjera mund të përfitojnë nga përvoja ime. Kanceri është ende një fjalë që ngrit frikën në zemrat e njerëëzve, duke prodhuar një sens të thellë të të qenurit të pafuqishëm. Por, sot është e mundur që me anë të një testi të gjakut të kuptoni nëse jeni në rrezik për kancer të gjirit apo të mitrës dhe më pas të ndërrmerni veprimet adekuate.
Procesi im filloi më 2 shkurt, me një procedurë të quajtur ‘anulim i thithkëve’, që e përjashton mundësinë e sëmundjeve prapa thithkëve dhe zmadhon qarkullimin e gjakut në këtë zonë. Kjo shkakton dhimbje dhe të gërvishura, por rrit gjasat për të shpëtuar thithkët.


y javë më vonë unë kam pasur një operacion të madh, ku gjinjtë janë larguar dhe janë mbushur me plotësues artificial. Ky operacion mund të shkojë deri në tetë orë. Ju zgjoheni me tuba artificial dhe gjinjë artificialë në gjoksin tuaj. Duket sikur një skenë e filmave fantastiko-shkencorë. Por, disa ditë pas operacionit ju mund t’i ktheheni jetës normale.
Nëntë javë më vonë, operacioni përfundimtar u kompletua me rekonstruksionin e gjinjve me një implant. Ka pasur shumë përparime në këtë procedurë viteve të fundit dhe rezultatet mund të jenë të bukura.
Unë kam dashur të shkruaj këtë letër që t’u tregoj femrave tjera se vendimi për të larguar gjinjtë nuk ishte i lehtë. Por, është një vendim të cilin jam e lumtur që e mora, që e bëra. Gjasat për krijimin e kancerit të gjirit tani janë zvogëluar nga 87 për qind, në 5 për qind. Unë mund t’u them fëmijëve të mi se nuk kanë nevojë të frikësohen se mund të më humbasin për shkak të kancerit të gjirit.
Po ashtu, ata nuk mund të shohin ndonjë gjë që mund t’i bëjë të ndihen keq. Ata mund të shohin të gërvishura të vogla, dhe kjo është e tëra. Pjesa tjetër është ‘Mami’, e njëjta që ka qenë gjithmonë. Dhe, ata e dinë se unë i dua dhe se do të bëj të gjithcka për të qenë me ata sa më gjatë që mundem. Shkurt, nuk ndihem më pak femër se sa femrat tjera. Unë ndihem e fuqishme që mora një vendim të fortë që në asnjë mënyrë nuk e shuan feminitetin tim.
Jam me fat që kam një partner, Brad Pittin, i cili është aq i dashur dhe mbështetës. Kështu, u them të gjithëve që kanë një bashkëshorte apo të dashur që po kalon nëpër këto momente se ju jeni pjesë shumë e rëndësishme e këtij tranzicioni. Brad ishte cdo të vetmin minut në qendrën e gjirit Pink Lotus, aty ku unë jam trajtuar dhe jam operuar. Ne kemi arritur të gjejmë momente për të buzëqeshur së bashku. Ne e kemi ditur se kjo është gjëja e duhur për të bërë për familjen tonë dhe se do të na afonte edhe më shumë. Dhe ashtu edhe ndodhi.
Për secilën femër që lexon këtë, shpresoj që do t’iu ndihmojë që të kuptoni se keni mundësi. Unë dua të enkurajoj secilën femër, sidomos nëse keni një histori familjare të kancerit të gjirit apo të mitrës, që të kërkoni informacione dhe të pyesni ekspertët mjekësorë që mund t’iu ndihmojnë të kaloni këtë aspekt të jetës tuaj e t’ju informojnë për zgjidhjet që ju i keni në dorë.
Unë e di se ka shumë mjekë të mrekullueshëm që po punojnë në alternativa më të mira për këtë operacion. I gjithë operacioni im do të publikohet në faqen zyrtare të qendrë së gjirit Pink Lotus. Unë shpresoj që kjo do t’i ndihmojë femrat tjera.
Kanceri i gjirit vret 458 mijë njerëz në vit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë – shumica në vende me të ardhura të ulëta apo të mesme financiare. Duhet që të bëhet prioritet që të sigurohemi që sa më shumë femra mund të bëjnë testimin e gjeneve dhe të marrin trajtimet që shpëtojnë jetën e tyre, pa marrë parasysh mendimet e tyre dhe prapavijën, ku do që jetojnë. Kostoja prej 3000 dollarësh për testimin e gjeneve dhe kërkimin BRCA1 dhe BRCA2 në SHBA mbetet një pengesë shumë e madhe për femrat.
Unë zgjodha që të mos e mbaj tregimin tim në mënyrë private, sepse ka shumë femra që nuk e dinë se ato mund të jetojnë në hijen e kancerit. Shpresoj që ato gjithashtu do të jenë në gjendje që të testojnë gjenet dhe nëse ato kanë rrezik të lartë, të dinë se kanë opsione të forta.
Jeta vjen me shumë sfida. Ato që nuk na frikësojnë janë ato që mund t’i përballemi dhe mund t’i marrim nën kontroll.

(Angelina Jolie është aktore dhe regjisore me famë botërore) /LAJME/

‘Sulltani’ marshon në Stamboll (Foto)

 Aktori që portretizon sulltan Sulejmanin në serialin mjaft të suksesshëm turk, “Muhtesem Yuzyil” (“Shekulli madhështor”), Halit Ergenc, ka qenë pjesë e protestave që po mbahen këto ditë në Turqi.


Ai madje i ka rezistuar edhe dhunës së policisë dhe gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Në protestë nuk ka munguar as gruaja e tij, aktorja Berguzar Korel, e cila është më së shumti e njohur për rolin e Shehrazat në serialin e përbashkët me burrin e saj, “Binbir Gece” (“Një mijë e një net”).



Turqia ka hyrë në ditën e tretë të protestave që kanë filluar të premten. Ato që u nisën si manifestime të qeta kundër vendimit për të prerë rreth 600 pemë në parkun Gezi, në qendër të Stambollit, për të ndërtuar aty një qendër tregtare, përfunduan në përleshje të dhunshme mes turmës dhe policisë duke lënë mbi një mijë të plagosur dhe po aq të arrestuar.

Megjithëse protestuesit të dielën ndezën zjarre dhe u përleshen me policinë në disa pjesë të Stambollit dhe Ankarasë, rrugët raportohet të jetë përgjithësisht më të qeta se dy ditët e para. /Lajme

A e dini pse është e domosdoshme të kryesh marrëdhënie seksuale?


A e dini pse është e domosdoshme të kryesh marrëdhënie seksuale? Një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë 237 arsyje pse sekset e kundërta duhet të kryejnë marrëdhënie.
Një nga ekspertët e universitetit të Teksasit ka botuar dorëshkrimin “Arkivat e sjelljes seksuale”, ku rendit të gjithë faktorët pse një çift duhet të këtë marrëdhënie intim. Ai shpjegon se gjërat janë kaq komplekse dhe të ndryshme nga njëra-tjetra sa duhet të hartohet një enciklopedi e posaçme. Por në tërsi të studimit kanë dal katër kategori kryesore pse njerëzit shkojnë në shtrat së bashku, ku secila prej tyre ka shumë nënpika që në total shkojnë 237 arsyje kryesore.
E para:
Janë arsyjet fizike të njeriut dhe gjithshtu seksi ndikon në zvogëlimin e stresit.
E dyta:
Dëshira për të bërë dashuri është dhe ardhja në jetë e një fëmije, për të krijuar një familje.
E treta:
Janë emocionet dhe dashuria që ke për personin.
E katërta:
Arsyjet e bazuara në pasigurinë, si përshëmbull frikën se mos humb partnerin./Lajme/

Ronaldo së shpejti me skulpturë të dyllit (Foto/Video)




Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka pozuar për skulptorët të cilët kanë marrë përmasat e tij për të krijuar skulpturën e tij të dyllit.
Ylli i Real Madridit, ka qenë shumë i përqëndruar në fotografitë që ka bërë për skulptorët e muzeut të dyllit në Madrid, të cilët do të shfaqin për publikun skulpturën e portugezit menjëherë pasi ta kenë përfunduar atë.
Nga fotografitë më poshtë mund të thuani se më poshtë është Ronaldo i dyllit, por në fakt është vet Ronaldo ai që ka qenë i shtangur në fotografitë vetëm e vetm që skulptorët t’i marrin masat e tij në mënyrë sa më të përpiktë. 

Thursday, May 30, 2013

Elhaida Dani fituese e The Voice of Italy (VIDEO)


Elhaida Dani ka shkëlqyer me performancën e saj sonte në finalen e The Voice of Italy, duke u shpallur edhe fituese e kësaj gare.
Elhaida mori 71.70% të votave të pulikut ndërsa Cavicchini vetëm 28.30%.
Elhaida Dani, para “The Voice of Italy”, kishte provuar të hynte te Amici i Maria De Filippit, por nuk kishte kaluar në provimin e parë.
Për pjesëmarrjen e saj në “The voice”, kujton natën e parë: “gjatë blind audition, kur të katër anëtarët e jurisë u kthyen nga unë, zgjodha Riccardo Coccianten sepse ishte idhulli im që e vogël; ndërsa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, me zemër e kisha zgjedhur që më parë”. Është e lumtur për zgjedhjen e bërë dhe shprehet “Nëse kam arritur deri në finale, është edhe falë tij, e falë mbështetjes së publikut”./Lajme/
Shikoje videon ------------------------->>>>>>> http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=a-mj8uQjmGA

Wednesday, May 29, 2013

Policia e Kosovës arreston personin që shiste gruan si prostitutë (VIDEO)


Sipas burimeve të brendshme, rastet kur persona të ndryshëm urdhërojnë gratë e tyre që të prostituojnë janë shumë të shpeshta në Kosovë, por këto si raste trajtohen nga departamente dhe ekipe të veçanta shpesh edhe me mbikqyrje  të inspektoratit. Për shkak të ndjeshmërisë së rasteve ato mbahen largë opinionit publik nga frika e dramacitetit që mund të shkaktojnë tek masa e gjerë. Megjithatë, fatkeqësisht në këtë gjendje ka rënë morali i popullit tonë.../Lajme/

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=nN1lDWJetys

Ronaldo i lumtur pranë Rihanës

Kristiano Ronaldo është fotografuar me këngëtaren e famshme Rihana. Sulmuesi i Real Madridit ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të tij me Rihanën ku duket tejet i lumtur përkrahë këngëtares. Rihana ka performuar në kryeqytetin e Portugalisë në kuadër të turneut të saj botëror “Diamonds” në Lisbonë./Lajme/

Facebook-ut i kërkohet njohja e Kosovës

Ilirian Salihu, një i ri nga Kosova ka filluar një peticion me anë të të cilit i kërkohet bosit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, njohjen e Kosovës nga ky komunitet. Në këtë rrjet social, Kosova ende vazhdon të trajtohet si vend në kuadër të Serbisë. Në peticion tregohet se Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008 dhe njohja nga Facebook do të mirëpritej nga banorët e Kosovës. Për një peticion të tillë nevojiten 29,492 nënshkrime derisa peticioni po shpërndahet nëpër rrjete sociale. Në peticion thuhet: "Është e rëndësishme për popullin e Kosovës që të njihet nga bota dhe komuniteti i gjerë i Facebook-ut. Gjërat nuk janë të lehta këtu dhe pas luftës ishte një lloj rilindje në vendin tonë.Kosova është njohur nga shumë shtete përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën, Japoninë, Italinë, Gjermaninë dhe shumë të tjera.Pavarësia është shpallur në muajin shkurt të vitit 2008 derisa mori përkrahjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Së fundi Google e ka vendosur Kosovën në harta të ndryshme dhe ne do të dëshironim që edhe Facebook ta bënte të njëjtën.Për shembull, kur kosovarët të publikojnë diçka në Facebook, në qytetin e Prishtinës, fjala tjetër është “Serbia”, por qyteti i Prishtinës nuk është më në Serbi, që nga vitit 2008. Ne do të ishim shumë mirënjohës nëse kjo gjë e vogël do të ndryshohej, një gjë e vogël por shumë e madhe për shqiptarët"./Lajme/

iPhone 6, me ekran të dyfishtë

Apple pritet të prezantojnë gjeneratën e gjashtë të telefonit të saj të famshëm, iPhone, përkatësisht modelin iPhone 5S. Dhe kjo pritet të ndodhë në konferencën e zhvilluesve të Apple, WWDC 2013, e cila mbahet muajin e ardhshëm në San Francisko. Sipas thashethemeve të cilat kanë qarkulluar në internet për një kohë të gjatë, thuhet se dizajni i iPhone 5S do të jetë i ngjashëm me atë të iPhone 5, mirëpo komponentët e këtij modeli do të jenë më të avancuara, përfshirë procesorin dhe RAM memorien. Ndërsa një raport i ri i WeiPhone, thotë se iPhone 5S do të vijë me ekran të ri dhe të përmirësuar, dhe i njëjti do të ketë dyfish më shumë piksel se sa paraardhësi i tij, ose diku rreth 1.5 milionë piksel. Sipas këtyre burimeve, iPhone 5S (ose iPhone 6) do të ketë kornizë më të ngushtë të ekranit, dhe ky model thuhet se është në përgatitje e sipër, dhe se i njëjti do të fillojë shitjen gjatë muajit shtator të këtij viti./Lajme/

Zajmina paralajmëron "verë të nxehtë"


Këngëtarja seksi Zajmina Vasjari paralajmëron fansat e saj se gjatë kësaj vere do të jetë “mjaft e nxehtë”. Ajo tashmë ka përfunduar xhirimet e videoklipit të saj, që cilësohet si më provokuesja e kësaj vere. E për ta dëshmuar këtë, këngëtarja ka postuar në “Facebook” foto mjaft seksi, të cilat ajo i ka konsideruar si shumë veçanta. Ajo ka konfirmuar në rrjetin social se sapo ka përfunduar xhirimet e videoklipit të saj të fundit të titulluar, “I kom”./Lajme/

Gylxhin zëvendëson Hyremin



Pasi Merjem Yzerli, për shkak të depresionit dhe problemeve psikike, është larguar nga xhirimi i serisë së popullarizuar, mediet turke pohojnë se producentët e kanë gjetur një zëvendësuese për të. Ky lajm me siguri do t’i tronditë adhuruesit e flokëkuqes së lindur në Gjermani. Njëra nga aktoret më të popullarizuara turke Merjem Yzerli më nuk do ta luajë rolin e personazhit të sulltaneshës në serinë ‘Sylejmani i Madhërishëm’! Në fakt, Hyrem e popullarizuar tashmë për një kohë është në depresion, ndërsa mediet turke e kanë publikuar lajmin se mu për shkak të largimit të saj nga seria, Merjem do të zëvendësohet nga aktorja e 36-vjeçares, Gylxhin Santixhoglu./Lajme/

Tuesday, May 28, 2013

Ronela: ‘Macja e zezë’ më ka ndjekur gjithë jetën

Ronela Hajati gjatë këtij muaji ka sjellë videoklipin e parë në karrierën e saj, ndërsa këngën “Malagata” (që në shqip përkthehet “Macja e zezë”) e ka realizuar në bashkëpunim me Elgit Dodën.
“Në fakt ajo (macja e zezë) ka qenë bashkudhëtare në jetën time bashkë me mua, ndaj dhe vendosa t’i kushtoj një këngë. Më është dashur të derdh shumë mund për të arritur gjërat që kam dashur. Ndonjëherë, kur kisha lehtësi në ndonjë punë, s’e besoja, thosha me vete: ‘Mua po më ndodh kjo?’”, është shprehur këngëtarja në një intervistë për Bluetooth.
Duke komentuar vonesën me sjelljen e një klipi, ajo ka deklaruar se nuk i ka pasur mundësitë të realizonte atë që donte më herët. “Edhe kur produksionet janë ofruar për të më bërë një klip pa para, ideja ime ka qenë shumë e çmendur dhe ata janë tërhequr… Nuk do doja që klipi im të ishte i zakonshmi i radhës”.
E pyetur për ndonjë të dashur, krijuesja e hitit “Nelës” ka thënë: “Dashuria është një mace edhe më e zezë. Nuk ka të reja, jo, mos u lodhni kot”. /Lajme/


Paguajnë që t’ua vozisin automjetet nëpër urën e frikshme (Video)

Ura Chesapeake Bay që lidh pjesën perëndimore dhe lindore të Marylandit, është njëra nga urat më të frikshme në botë. Kjo bën që shumë vozitës të kenë frikë që ta kalojnë vetë. Ata i paguajnë shoferët lokalë që t’ua vozisin automjetin nëpër këtë urë.
E gjatë tetë kilometra dhe e lartë deri në 56 metra, kjo urë është e ekspozuar ndaj erërave të forta dhe motit të keq me stuhi, gjë që forcon frikën ndaj mijëra vozitësve që kalojnë nga njëra anë e Marylandit në tjetrën.
Në rast të motit të keq, kur të arrish në mes të urës nuk shihet bregu. Frika shtohet edhe nga anijet që kalojnë nën urën me konstruksion të çuditshëm, me shumë kthesa, ngritje dhe ulje.
Por, e keqja ka edhe anën e saj të mirë, pasi përfitojnë vozitësit lokalë. Alex Robinson është njëri nga ata që e mbajnë familjen duke fituar nga 25 dollarë për çdo automjet që kalon në anën tjetër.
Ai thotë se i nevojiten 15 minuta për ta kaluar urën, ndërsa gjatë kësaj kohe me ‘pasagjerët’ flet për gjithçka, përpos urës. /Lajme/

SHIKOJE----------------->>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

‘Sulltanesha Hurem’ përfundon në psikiatri, braktis serialin



Meryem Uzerli, ‘sulltanesha’ e popullarizuar Hurem nga seriali “Shekulli madhështor” (“Muhtesem Yuzyil”), është larguar nga Turqia dhe është kthyer në Berlin.
“Jam keq. Nuk mund të duroj më asnjë ditë në Turqi. Po kthehem në Berlin”, ka deklaruar ajo dhe është paraqitur në një klinikë rehabilitimi.
Aktorja ka humbur vetëdijen pasi ka festuar episodin e 100-të të serialit, i cili e bëri të famshme. Menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë dhe më pas është diagnostikuar me lodhje kronike dhe rraskapitje mendore. Meryem është e prirë ndaj depresionit, ndërsa atë e lodhin edhe fansat, për shkak të të cilëve nuk mund ta bëjë si duhet jetën private.
Me të në Gjermani ka shkuar edhe i fejuari i saj, Can Ates, ndërsa familja është e shqetësuar, sepse ajo e ka të vështirë të përballet me stresin.
Nga ana tjetër thuhet se producentët e serialit kanë mbajtur audicione të fshehta për të gjetur zëvendësuesen e saj. /Lajme/

Saturday, May 25, 2013

Shiko Drejtëpërdrejt BAYERN - DORTMUND



Shiko Drejtëpërdrejt BAYERN - DORTMUND,  ketu mund te lidheni direkt per ta parë finalen e madhe ne mes te Bayer dhe Dortmund... http://88.80.11.29/63176/watch-borussia-dortmund-vs-bayern-munich

Thursday, May 23, 2013

Shqiptari shehik 250 mijë euro Kengetares Shkurte Gashi (Video)

Shqiptari shehik 250 mijë euro Kengetares Shkurte Gashi 



Shikjo Videon




Limoni dhe mjalti, për lëkurë të shëndetshme



Industria kozmetike është duke u rritur vazhdimisht dhe prodhon produkte të shumta për bukuri, por në fakt është natyra ajo që e ofron më të mirën. Për lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme para së gjithash duhet pirë shumë ujë. Një gjysmë limoni i shtrydhur dhe një lugë mjaltë në ujë të ngrohtë do të japë rezultate të shkëlqyeshme, ndërsa kjo pije duhet konsumuar në mëngjes, para kafjallit. Kjo pije gjithashtu e pastron gjakun. Për lëkurë të shkëlqyeshme është mirë që ta thani lëvoren e portokallit dhe nga ajo të bëni pluhur, ndërsa më pas atë ta përzieni me ujë dhe ta lyeni fytyrën me të. Lëkurën të pastër e mban edhe mielli i misrit, i cili mund të përdoret për çdo ditë. Nëse keni lëkurë të thatë, i bëni masazh fytyrës suaj me vaj të bajameve ose me ndonjë vaj që përmban vitaminë E. Mjafton që lëkurës suaj t'ia kushtoni vetëm disa minuta në ditë, në mënyrë që ajo të mbetet e kujdesur, e shëndetshme dhe e shkëlqyeshme./Lajme/

Qershitë, më të mira se aspirina



Qershitë gjithsesi gjenden në mesin e pemëve të preferuara, të cilat i presim me padurim. Përveç që janë të shijshme dhe të mbushura me karakteristika shëruese, mangësia e vetme e tyre është që sezoni i tyre është i shkurtër. Qershitë për shekuj të tërë janë të njohura për karakteristikat e tyre shëruese, ndërsa disa studime shkencore të para pak kohësh e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Pohohet se madje jemi shumë afër momentit kur mjekët do t'i rekomandojnë ato përmes recetave. Qershitë janë shumë të pasura me antioksidues, ndërsa studimet kanë zbuluar që ndikojnë pozitivisht në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, shëndetin e eshtrave dhe zbutjen e dhimbjeve. Përveç antioksiduesve meritorë për këto janë edhe flavonoidet, me të cilat janë shumë të pasura qershitë. Besohet që për shkak të sasisë së madhe të antocianinave kjo pemë mundet që t'i zbusë dhimbjet dhe se një grusht i këtyre frutave ka ndikim më të mirë sesa një aspirinë./Lajme/

MMPH: Arinjtë Rina dhe Ari, të lumtur në strehimore



Dy arinjtë e murrmë, Rina dhe Ari, dje u morën nga minikopshti zoologjik ku ishin mbajtur me vite, për t’u dërguar në strehimoren afër liqenit të Badovcit. Edhe pse këtë e kundërshtoi pronari i minikopshtit “Shqiponja”, Ministria e Mjedisit, Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare për mirëqenien e kafshëve “Katër Putrat” nga Austria, shpëtuan këta dy arinjë me qëllim të mbrojtjes institucionale së kësaj specie të rrezikuar të Kosovës.  Ceremonisë së lirimit të tyre në hapësirë të hapur në parkun e arinjëve iu bashkangjit ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, ambasadorja e SHBA, Trejsi En Xhejkobson dhe ambasadori austriak, Xhonan Brieger. Vendimi për mbledhjen e këtyre arinjëve nga minikopshtet zoologjike në Kosovë, që operojnë në kuadër të restoraneve, është i bazuar në ligjin për mbrojtjen e natyrës, ligjin për mbrojtjen e kafshëve, si dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e specieve të rrezikuara. Rina dhe Ari janë arinjtë e dytë që u shpëtuan me ndihmën e organizatës “Katër Putrat”. Në Mars të këtij viti, ariu i murrmë, Kasandra, ka qenë ariu i parë i vendosur në strehimoren e arinjëve, afër liqenit të Badovcit. Deri në fund të korrikut, pritet që të gjithë 15 arinjtë e murrmë që gjenden në këto minikopshte të transportohen në këtë strehimore. Praktika të tilla zbatohen në shumë shtete të botës, ku llojet e mbrojtura të arinjëve mbahen në strehimore të veçanta gjysmënatyrore dhe shërbejnë edhe për çështje komerciale. Rasti i Kosovës është i pari në rajon që po arrin të finalizohet, edhe pse “Katër Putrat” ishte përpjekur që strehimore të ngjashme të hapen edhe në Shqipëri dhe Serbi. Këtë ngjarje e përcollën edhe një numër i madh i mediave lokale dhe ndërkombëtare./Lajme/

Gomez mahnit fansat me pamjen




Selena Gomez ishte e ftuar në një intervistë për një nga radiostacionet amerikane, ku ishin mbledhur fansat e saj.  Zakonisht është diçka e zakonshme për yjet që të duken bukur vazhdimisht dhe të buzëqeshin për aparatet fotografike dhe për kamerat para tyre. Por, është mirë të dihet se disa nga yjet nuk e marrin veten edhe aq seriozisht. Gomez nuk i refuzoi as fotografitë qesharake me fansat, megjithëse kjo nuk e hoqi vëmendjen nga bukuria e saj. Me një veshje të zakonshme, xhinse dhe një bluzë të zezë e me një pallto të bardhë mbi të, Gomez i mahniti të gjithë. Ajo në fundjavë ishte parë në krah me Xhastin Biberin, në ‘Billboard Music Awards’ dhe më vonë e kishte postuar një fotografi në ‘Instagram’, ku ajo shihej në përqafim të Biberit.

Strehimore luksoze të Amerikës





Shtëpitë nëntokësore
Një bunker kushton 54 mijë dollarë
Shtëpitë nëntokësore mund t’i keni të gjitha pajisjet kryesore: TV, elektricitet, dhoma të hortikulturës ku mund të kultivohen pemë dhe perime, të gjitha pajisjet që i keni edhe në shtëpinë normale
Dikur të konsideruara si varreza spartane, në të cilat krerët e shtetit dhe familjet e tyre do mund të prisnin shpërthimet bërthamore, strehimoret atomike janë bërë shumë të kërkuara gjatë 15 viteve të fundit, ndërsa ndërtuesit e tyre tani ofrojnë edhe instalime të zakonshme. Tani, disa kompani ndërtojnë shtëpi nëntokësore prej rreth 9 mijë metrave katrorë, të cilat mund të strehojnë familjet për vite, në rast të ndonjë katastrofe.
Strehimore sipas porosisë
“Mund t’i keni të gjitha pajisjet kryesore: TV, elektricitet, dhoma të hortikulturës ku mund të kultivohen pemë dhe perime, dush, të gjitha pajisjet që i keni edhe në shtëpinë normale”, tha Bred Robertson, drejtor i marketingut i ‘Rising S Company’, e cila ndërton dhe instalon strehimore sipas porosisë. Një bunker themelor me dimensione 30 me 60 metra kushton 54 mijë dollarë ka thënë Roberson, derisa bunkerët më të shtrenjtë arrijnë çmimin deri në 10 milionë dollarë.“Buxheti dhe imagjinata janë kufizimet e vetme”, ka thënë Roberson për ‘ABC Neës’. Një kompani tjetër, e cila prodhon strehë nga gypat e valëzuar, është ‘Utah Shelter Systems’, ofron strehimore me diametër prej 2.4 metrash dhe gjatësi prej 10 metrash për 50 mijë dollarë. Kompania ‘Rising S’ ka ndërtuar një strehimore në Kolorado për 8 milionë dollarë, e cila ka një sipërfaqe prej 1.394 metrash katrorë me ashensorë të kamufluar dhe platforma për pronarin me aftësi të kufizuara. Mbi tokë është ndërtuar një kasolle druri në mënyrë që askush të mos dyshojë se ekziston strehimorja nën tokë.
Një biznes të mirë
“Çdo gjë mbi tokë kamuflohet me ndonjë ahur të vjetër ose rezervar uji”, ka thënë Roberson për ‘ABC News’. “Ajo ka një fushë basketbolli dhe një hangar aeroplani mjaftueshëm të madh për t’i parkuar dy aeroplanë ‘Cessna’. Ka një palestër të madhe, 22 dhoma, pronari ka familje të madhe”. Pjesa më e madhe e strehimoreve është e ndërtuar në jug dhe në lindje të shtetit. “Mendoj se ishte viti 2000 kur u vërejt një rritje e madhe në shitje”, ka thënë Sheron Paker, bashkëpronare e kompanisë ‘Utah Shelter Systems in Draper’ në Dreper të shtetit federal Jutah në SHBA.“Njerëzit brengoseshin për efektin e mundur të kalimit në vitin 2000 në kompjuterët tonë. Kjo gjë nxiti një rritje në shitje, ndërsa tashmë për 13 vjet mund të thuhet se bëhet fjalë për një biznes të mirë”, tha Paker. Pas 11 shtatorit u rrit numri i shitjeve në lindje dhe në shtetin e Nju-Jorkut. Po, kërcënimet aktuale nga Irani dhe Koreja Veriore kanë bërë që të rritet edhe numri i shitjeve.
 54
mijë dollarë kushton një bunker themelor, me dimensione 30 me 60 metra./Lajme/

E votuan Ligjin për duhanin, të parët e shkelin atë (Video)

Ata që dhanë votën për miratimin e Ligjit kundër përdorimit të duhanit në vende publike, po e shkelin të parët atë.
Kohavisioni ka siguruar disa foto, ku shihet qartë se deputetë të partive të ndryshme konsumojnë duhan në hollin e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se në këtë vend nuk është i lejuar konsumimi i tij.
Deputetët e PDK-së, Fatmir Xhelili, Elmi Reçica, si dhe Burim Ramadani e Bali Muharremaj të AAK-së, janë disa nga deputetët që i ka zënë syri i kamerës së telefonit.
Në transkriptin e votimit të këtij ligji, shihet se më 4 prill kanë votuar pro miratimit të këtij ligji.
Kohavisioni ka provuar t’i pyesë të gjithë personat e lartpërmendur se përse po e shkelin ligjin, të cilin e miratuan vetë, por asnjëri prej tyre nuk e ka hapur telefonin. /Lajme/

Shikoje Video

Wednesday, May 22, 2013

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.

Kënga e re duket më shumë një ‘remake’ i këngës “Diskotekë me Uzi”, që ishte hit i albumit të Kreshës dhe Lyricalit, “P.I.N.T”.
Ishte MC Kresha ai që hapur e sfidoi Getin pas lansimit të këngës nga ky i fundit të titulluar “Po T’shoh Përmas” dhe kënga e re e Kreshës shihet si një kundër-goditje për rivalin e tij.
Mc Kresha dhe Lyrical Son janë konsoliduar shumë së fundmi në kuadër të P.I.N.T. Ata kanë marrë pranë vetes grupin Kaos dhe besohet se shumë shpejt do të formalizohet edhe partneriteti me Ledrin, i cili do t’i kthehet muzikës. /Lajme/



Ndoshta kjo eshte arsyeja pse ky popull sot me te madhe po e pranon islamin...




Thjesht, sepse lexon dhe mundohet ta marre informaten prej bazes e jo prej mediave...

Ky plak gjerman, neser po te bindet se kjo eshte rruga e drejte, e pranon kete gje pa asnje frike dhe paragjykim, nderkohe qe nje shqiptar fillimisht deshiron qe tia sqarojme problemet amerike-irak, dhe probleme tjera politike se sa te degjoje per fjalen e Allahut dhe urdherin e Tij!

Allahu na udhezofte!


TURQIA “PARANDALON” SULME NDAJ REFUGJATËVE SIRIANË



Autoritetet turke kanë arrestuar gjashtë persona, nën dyshimet se kanë planifikuar sulme ndaj refugjatëve sirianë.

Arrestimet kanë ndodhur në provincën Hataj, e cila ndodhet përgjatë kufirit me Sirinë.
Guvernatori i provincës, Celalettin Lekesiz, ka thënë se të dyshuarit janë të gjithë shtetas turq dhe se ata “kanë planifikuar të bombardojnë kampet dhe të rrëmbejnë refugjatë”, transmeton Rel.
Në Turqi janë të regjistruar rreth 200,000 refugjatë sirianë.
Arrestimet kanë ndodhur pas vrasjes së 51 personave nga shpërthimi i makinave bomba në qytetin Rejhanli, provinca Hataj, më 11 maj.
Sulmi ka rritur frikën se konflikti i Sirisë mund të përhapet në vendet fqinje.
Ankaraja ka akuzuar Qeverinë siriane për përfshirje në këtë sulm – akuzë që është hedhur 


1500 kosovarë marrin pasaportat gjermane

Në landin gjerman Baden Württemberg gjatë vitit të kaluar kanë marrë shtetësinë gjermane 16.400 të huaj nga 145 nacionalitete. Me këtë numër, është shënuar rritje për të katërtin vit me radhë, ka njoftuar kryetarja e Entit të Statistikave të landit, Karmina Brener në Shtutgart. Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i personave që kanë marrë pasaportat gjermane gjatë periudhës njëvjeçare kanë qenë turq, gjegjësisht 4500 sish. Në vendin e dytë për nga pajisja me shtetësinë e Gjermanisë janë shtetasit kosovarë, që janë gjithsej 1500 dhe pas tyre vinë grekët me rreth 1000, njofton agjencia gea.de. Afërsisht gjysma e të natyralizuarve kanë pasur mundësi ta mbajnë ehde shtetësinë e deritashme. Por, më shumë se 90 për qind e turqve nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë. Ata, për tu bërë shtetas gjermanë kanë qenë të detyruar ta dorëzojnë shtetësinë turke. Aktualisht, fëmijët e rritur në Gjermani të prindërve të huaj duhet që në mes të moshës 18 dhe 23 vjeçare të vendosin nëse duan të mbajnë pasaportën e vendit nga vinë prindërit ose të marrin pasaportën gjermane. Në rast se vendosin ta mbajnë pasaportën e prejardhjes atëherë e humbin atë gjermane, transmeton albinfo.ch. Për të lehtësuar gjendjen në këtë pikë, qeveria e majtë në landin Baden Württemberg do të nisë më 7 qershor një iniciativë në Parlamentin Federal për të mundësuar pasjen e disa shtetësive njëkohësisht.

Sigal Prishtina i bie "pishman" udhëton për në Pejë



Ndonëse ishte në dyshim udhëtim i Sigal Prishtinës për në Pejë, për sfidën e tretë të finales së play-off-it, megjithatë, klubi kryeqytetas do të udhëtoj për në tokën pejanë. Krerët e Sigal Prishtinës, një ditë pas disfatës së dytë në finalen e play-off-it kundër Pejë, në një konferencë për media, pasi kishin akuzuar kreu e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Fatmir Gashin për konflikt interesi, pasi që djali i tij është kryetar i KB Pejës, e kishin vënë në dyshim udhëtimin për në Pejë. Por, koordinatori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, të mërkurën ka bërë të ditur se Sigal Prishtina do të udhëtojë për në Pejë, ani pse sipas tij, do të jetë një mision i pamundur. Miftari thotë se Sigal Prishtina për hir të basketbollit dhe për të treguar se është skuadër profesionale do të udhëtojë për në Pejë. “Ne nuk kemi thënë se nuk do të udhëtojmë, por kemi thënë se është mision i pamundur ashtu siç patë deklaruar Peja në prag të ndeshje së dytë. Për hir të basketbollit dhe për dëshmuar se ne jemi klubi profesional, Sigal Prishtina do të udhëtojë për në Pejë”, ka thënë për Kosovapress, Miftari. Ndeshja e tret finale e play-off-it luhet sonte në “Karagaçi” dhe nis në orën 20:15. Peja ka fituar dy ndeshjet e para dhe në rast se sonte sërish mund Sigal Prishtinën, atëherë edhe zyrtarisht do ta shpallet kampione e Kosovës.

Ja cili esht qyteti me vajzat me te bukura ne bote!


                                Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, zë vendin e parë në botë, për imazhin e bukurisë femërore.



Shumë mendojnë se femrat e Mesdheut mund të jenë më të bukurat e botës. Por ja në fakt që nuk qenka kështu. Sepse sipas një listimi të bukurisë femërore, kryer nga “Digest Travel”, nuk janë aspak qytetet që gjenden në zonën mesdhetare, ato ku gjenden femrat më të bukura të globit. Përkundrazi. Femrat më të bukura sipas tij, gjenden në vendet e ftohta.
Kështu, kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, zë vendin e parë në botë, për imazhin e bukurisë femërore. Ndërsa vendi i dytë i këtij listimi mbahet nga suedezet, pra kryeqyteti Stokholm i Suedisë, të cilat janë në masën më të madhe bjonde. Duke u pasuar, nga metropoli amerikan, Nju Jorku, ku jetojnë shumë modele dhe femra VIP. Vendi i katërt? Është Buenos Aires, në Argjentinë, atje ku femrat kanë një bukuri latine të veçantë, mes të qenit zeshkane dhe shumë të gjalla. Vendi i pestë? Varna, qyteti i Bullgarisë, ku femrat janë shpesh brune, por me sy ekspresivë.



Çaste optimizmi



Çaste optimizmi dhe lumturie janë ato kur përfundojmë lutjet tona të përditshme, ato kur lusim Zotin me përgjërim për të na dhënë sukses në jetën tonë, për të na ndriçuar udhën dhe për të na udhëzuar dhe drejtuar.Çaste optimizmi dhe rehatie na pushtojnë kur dalim nga shtëpia çdo mëngjes, pasi të jemi përshëndetur me familjarët, të cilët përshëndetjet “Mirëardhsh” e shoqërojnë me lutje e bekime.Çaste optimizmi dhe sigurie, janë ato kur në rrugë na del para një person i cili kërkon ndihmë dhe ne ia ofrojmë pa u kursyer, e ai, lutet për ne dhe na bekon.Çaste optimizmi na pushtojnë kur shohim në vajzë të vogël e cila rrëzohet, por që i vëllai i saj paksa më i madh, rend dhe e ngre sërish në këmbë, i fshin lotin, e puth në faqe dhe i fal një përqafim të ngrohtë dhe plot dhembshuri.Çaste optimizmi të cilat na mbushin plot shpresë, janë kur vizatojmë buzëqeshje të pafajshme në buzët tona, përballë personave që takojmë. E bashkë me ne, buzëqesh e gjithë bota përreth, duke deklaruar mirësinë, butësinë, dashamirësinë dhe dëlirësinë e zemrave.Çaste optimizmi, janë ato kur vizitojmë familjarët dhe të afërmit, të cilët luten për lumturinë dhe shëndetin tonë. Kjo na bën të ndihemi më të lumtur, më të fortë dhe më të shëndetshëm.Çaste optimizmi, janë që na falin siguri, paqe dhe qetësi shpirtërore, sepse sapo kemi bërë diçka të mirë e cila e kënaq Zotin, e Ai, na e shpërblen me begati dhe mirësi të pafund. Faleminderit o Zot!Çaste optimizmi janë ato që shoqërojnë një buzëqeshje të dëlirë, të dhuruar nga zemra dhe vetë shpirti/Lajme/

‘Viktima’ Arian Çani (Video)


Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njohura të skenës shqipe, është bërë viktimë e autorit të emisionit Vikendi në RTK, Blerim Peci.


I njohur për veprimet e tij komike, Peci fillimisht e ka lënë të presë disa minuta protagonistin që do t’i bënte intervistë, më pas e ka prezantuar atë me lëvdata të mëdha dhe porsa Çani e ka hapur gojën të flasë, ai e ka përfunduar intervistën.
“Arsyeja përse intervista ishte e shkurtë, është fakti se Arian Çani disa herë refuzoi që të japë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë... Na vjen keq Arian, tjera herë më i kujdesshëm ndaj kolegëve nga Kosova!”, shkruhet krahas videos të publikuar në YouTube. /Lajme/















Tuesday, May 21, 2013

Namazi i xhenazez dhe si falet ai?




Kjo temë përmbledh çështjet e mëposhtme:
E para: Dispozita e namazit të xhenazes dhe vlerat e tij.
E dyta: Falja e namazit të xhenazes me xhemat.
E treta: Ku duhet të qëndrojë imami? E katërta:
Mënyra se si felet. Dispozita e namazit të xhenazes dhe vlerat e tij
Falja e namazit të xhenazes së një myslimani është detyrim kolektiv (farz ki- faje) duke u bazuar në urdhrat që Profetit (salallahu alejhi ue selem) ka dhënë në shumë hadithe. Prej tyre mund të përmendim: Zejd bin Halid el Xhuheni thotë: “Njëri prej shokëve të Profetit (salallahu alejhi ue selem) ndërroi jetë ditën e Hajberit. Kur ia kujtuan këtë të dërguarit të Allahut, ai tha: Faljani xhenazen shokut tuaj. Fytyrat e njerëzve ndryshuan nga këto fjalë, prandaj ai u tha: Vërtet, shoku juaj ka përvetësuar diçka pa leje nga plaçka e luftës duke qenë në xhihad. Ne pamë në plaçkat e tij dhe gjetëm një rruazë prej rruazave të çifutëve që nuk kushtonte as dy dirhem.” Ebu Daudi dhe Nesaiu. Nga hadithi kuptojmë se nëse namazi i xhenazes do të ishte detyrë për çdo individ, atëherë Profeti (salallahu alejhi ue selem) do t’ia falte dhe nuk do të mjaftohej duke thënë: faljani namazin shokut tuaj.
Përsa i përket vlerës së namazit të xhenazes, atë e pohon hadithi i mëposhtëm: Amir bin Sead bin ebi Uekasi përcjell se një herë kishte qenë i ulur tek Ibn Omeri, kur pranë tyre kaloi Hababi, dhe tha: “O Abdullah bin Omer, a nuk e ke dëgjuar çfarë thotë Ebu Hurejra? Ai e ka dëgjuar Profetin (salallahu alejhi ue selem) duke thënë: “Kush del me të vdekurin që nga shtëpia e tij, i fal xhenazen dhe e ndjek derisa të varroset, ai do të ketë dy kirat shpërblim dhe çdo kirat është sa mali i Uhudit. Ndërsa ai që ia fal xhenazen e kthehet, ai do të ketë shpërblimin e një kirati sa Uhudi. Ibn Omeri e dërgoi Hababin që të pyeste Aishen, e më pas të kthehej dhe t’i tregonte fjalët e saj. Ndërkohë, Ibn Omeri kishte marrë një grusht me guralecë të cilët i lëvizte në dorën e tij, derisa u kthye Hababi dhe i tha: Aisha më tha: Të vërtetën ka thënë Ebu Hurejra. Ibn Omeri i hodhi në tokë guralecët që kishte në dorë, pastaj tha: Ne paskemi humbur shumë shpërblime.” Buhariu dhe Muslimi.
Falja e xhenazes me xhemat
Falja me xhemat në namazin e xhenazes është detyrim për shkak të vijuesh- mërisë që Profeti (salallahu alejhi ue selem) i ka bërë faljes së këtij namazi me xhemat. Gjithashtu, duke u bazuar në fjalën e përgjithshme të Profetit (salallahu alejhi ue selem) që thotë: “Faluni siç më shihni mua duke u falur. ” Buhariu. Pëlqehet që numri i atyre që e falin namazin e xhenazes të jetë dyzet, për arsye të hadithit që transmetohet nga Kurejbi, muela i Ibn Abasit, nga Abullah bin Abasi. Atij i kishte ndërruar jetë një djalë në Kudejd ose në Asfan dhe kishte thënë: O Kurejb, shih ata që janë tubuar për t’i falur xhenazen. Unë dola dhe pashë se ishin mbledhur disa njerëz dhe i tregova, e ai më tha: Më thua se janë dyzet veta? Po, – i thashë. Ai tha: Nxirreni atë, sepse e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue sdem) duke thënë: “Çdo burrë musliman që vdes dhe xhenazen e tij e falin dyzet burra që nuk i bëjnë shok Allahut, Allahu do t’u mundësojë atyre që të ndërmjetësojnëpër të. “Muslimi.
Nëse janë njëqind, Allahu u mundëson atyre që të ndërmjetësojnë për të, duke u bazuar në hadithin e Aishes (radiallahu anha) e cila përcjell se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nëse vdes një musliman dhe xhenazja e tij falet prej njëqind muslimanësh, Allahu do t’u mundësojë atyre të ndërmjetësojnë për të. ” Muslimi. Pëlqehet që ata të rreshtohen në tre rreshta duke u bazuar në hadithin e Ibn Hubejras, i cili thotë: E kam dëgjuar të dëguarin e Allahut duke thënë: “Çdo musliman që ndërron jetë, Allahu e fal nëse xhenazen e tij e falin tre rreshta prej muslimanëve. “ Për këtë arsye, Malik bin Hubejra kur nuk kishte shumë pjesmarrës në namazin e xhenazes, ai i ndante në tre rreshta duke u bazuar në këtë hadith. Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

KUSH ËSHTË KY PLAKU?


-Ky plaku ndrroi jetë ditën e Hënë (07.01.2013), po kush ishte?
-Sikur të ishte ndonjë këngëtarë apo lojtar i famshem i futbollit, gjitha gazetat dhe mediat e ndryshme do te lajmëronin për vdekjen e tij.
-Kjo nuk ndodhi, meqë nuk ishte prej njerëzve të tillë që u prishin moralin shoqërive, nuk ishte as këngëtar-e, as ndonjë top model-e.

Kush është ky plaku pra???
-Ky është Shaykh El-Al-lamah: Muhammed Al-Bakkali, njëri prej muhaddithëve (Njeri që i dinë të gjitha theniet-hadithet e Muhammedit a.s. përmendësh - ose së paku 200 mijë hadithe për të marrë këtë titullë) më të mëdhenjë në botë. Është nga qyteti Tanxha-Maroko. Nga ky dijetar i famshëm i hadithit mësuan dhe diplomuan më shumë se 1000 dijetarë të hadithit, nga Maroku dhe jashtë Marokos. Jetoi fiks 100 vjet.
-Nëse e lexoni këtë shpërndani këtë postim dhe mos harroni të luteni për këtë dijetarë të madhe. Allahu e shpërbleftë për punën e tij.

Monday, May 20, 2013

AKSIDENT I RËNDË NË DALJE TË PRISHTINËS


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në dalje të Prishtinës, rrugës për Fushë Kosovë.

Aktualisht është krijuar kolonë e madhe, ndërsa në vendin e ngjarjes sapo është paraqitur edhe policia rrugore.
Ende nuk është raportuar për viktima, ndërkohë që hetimet kanë nisur.



Sunday, May 19, 2013

Prishtinë, aksident me motor, humb jetën 34 vjeçari




Një motorist 34 vjeçar ka humbur jetën pasi ka goditur një veturë në udhëkryqin te KEK-u në Prishtinë, sot pasdite.
Policia dyshon se viktima nuk ka respektuar semaforët dhe kufizimet e shpejtësisë, raporton Klan Kosova.
Ejup R. nga Kamenica kishte goditur një makinë në të cilën ndodheshin pesë persona.
Këta pasagjerë, tre prej të cilëve ishin fëmijë, kanë marrë lëndime të lehta trupore. /Lajme.