Tuesday, May 28, 2013

Ronela: ‘Macja e zezë’ më ka ndjekur gjithë jetën

Ronela Hajati gjatë këtij muaji ka sjellë videoklipin e parë në karrierën e saj, ndërsa këngën “Malagata” (që në shqip përkthehet “Macja e zezë”) e ka realizuar në bashkëpunim me Elgit Dodën.
“Në fakt ajo (macja e zezë) ka qenë bashkudhëtare në jetën time bashkë me mua, ndaj dhe vendosa t’i kushtoj një këngë. Më është dashur të derdh shumë mund për të arritur gjërat që kam dashur. Ndonjëherë, kur kisha lehtësi në ndonjë punë, s’e besoja, thosha me vete: ‘Mua po më ndodh kjo?’”, është shprehur këngëtarja në një intervistë për Bluetooth.
Duke komentuar vonesën me sjelljen e një klipi, ajo ka deklaruar se nuk i ka pasur mundësitë të realizonte atë që donte më herët. “Edhe kur produksionet janë ofruar për të më bërë një klip pa para, ideja ime ka qenë shumë e çmendur dhe ata janë tërhequr… Nuk do doja që klipi im të ishte i zakonshmi i radhës”.
E pyetur për ndonjë të dashur, krijuesja e hitit “Nelës” ka thënë: “Dashuria është një mace edhe më e zezë. Nuk ka të reja, jo, mos u lodhni kot”. /Lajme/


No comments:

Post a Comment