Friday, May 17, 2013

Shi me rërë nga Sahara edhe në Prishtinë , Gjilan

Për shkak të një cikloni të fuqishëm nga veriu i Evropës, moti në shtetet e Ballkanit gjatë dy ditëve të kaluara ka qenë tejet i ndryshueshëm, e në disa kryeqendra të shteteve të Ballkanit ka rënë shi i përzier me rërë nga Saharaja dhe ky fenomen është parë edhe në Prishtinë, ku automjetet në mëngjes ishin të mbuluara me rërë. Portali Kromoteu njoftoi se erërat e forta në Algjeri kanë trazuar sasi të mëdha të rërës së shkretëtirës, duke e ngritur atë në ajër dhe shiu i përzier me rërë arriti deri në shtetet e Ballkanit, transmeton RTV21. Shi i tillë ka rënë në Dalmaci dhe në Split, duke mbuluar automjetet me rërë. Edhe në Bosnje ra shi i përzier me rërë nga Saharaja, gjë që banorët e kryeqytetit, Sarajevë, e vërejtën në automjetet e tyre.

No comments:

Post a Comment