Wednesday, May 15, 2013

"Ford Fiesta" – automobili i vogël më i shituri në Evropë






 Sipas të dhënave më të reja, "Ford Fiesta" është automobili i vogël me shitjen më të madhe në Evropë në çerekun e parë të këtij viti. Sipas statistikave (JATO), në çerekun e parë të vitit 2013, blerësit evropianë kanë blerë një “Fiesta” çdo 100 sekonda. Vetëm në muajin mars, janë shitur 41.600 vetura të kësaj marke (lloji), kurse në tre muajt e parë të vitit, janë shitur rrafsh 77.800 automobila të rinj “Ford Fiesta”, i cili është për 14.000 njësi larg rivalit më të afërt. "Segmenti i automobilave të vegjël me gjasë është më i pëlqyer sesa kurrë më parë, ku “Ford Fiesta” ka përparësi falë dizajnit, teknologjisë dhe dinamikës së vozitjes”, thotë Rolant de Uard, zëvendës-president për marketing, shitje dhe servisim në “Ford Europe”. “Ford Fiesta” e re vihet në lëvizje nga njëri nga shtatë motorët, që ofrojnë opsionin me lirim të CO2 nën 100 g/km, duke përfshirë edhe motorin 1,0-litra “EcoBoost”, i cili në vitin 2012 ishte shpallur motor ndërkombëtar i vitit. “Fiesta” e re po ashtu ka një pamje të re të eksterierit dhe një rregullim të enterierit, me përqendrim te ergonomia. “Fiesta” e re po ashtu është e pajisur edhe me sistemin që aktivizohet me zë, të thirrjes automatike të ndihmës së shpejtë, i cili njofton operatorët lokalë të telefonisë rreth fatkeqësisë në 26 gjuhë, të cilat fliten në 40 regjione evropiane. Ngjyra më e popullarizuar e këtij automobili deri tani është “Frozen White” (e bardha e ngrirë). Pasojnë ngjyrat “Panther Black” (e zeza e panterës) dhe “Moondust Silver” (e argjendta, si pluhuri i hënës). Më herët këtë vit, “Fiesta” është shpallur edhe automobili më i shitur i vitit 2012 në klasën sub-kompakt.

No comments:

Post a Comment