Sunday, May 19, 2013

Cili është gjykimi për ilahit?Nga shejh Albani.





Pyetje: Cili është rregulli për nashid-et (ilahit) që qarkullojnë midis shumë të rinjve dhe të cilat ata i quajnë “Nashide Islamike?”
Përgjigje: Nëse këto nashide kanë përmbajtje Fetare, dhe nuk ka ndonjë instrument me tela ose muzikor që t’i shoqërojë ato, si psh defi, daullja (bateria) dhe llojet e saj, atëhere nuk përbën ndonjë problem në të. Megjithatë, një kusht i rëndësishëm për lejimin e tyre duhet sqaruar. Dhe ai është se ato duhet të jenë të lira nga ndonjë gjë që bie në kundërshtim me Fenë, si psh të shkuarit në ekstreme dhe llojet e tyre.
Gjithashtu, ka edhe një kusht tjetër. Dhe ai është se nuk duhen marrë sipraktikë. Kjo meqë ajo i largon ata që e dëgjojnë ( vazhdimisht ) atë nga leximi i Kur’anit, për të cilin inkurajon Sunneti autentik i Resulit, sal-Allahu alejhi ue selem, gjithashtu, i largon ata nga kërkimi i dijes së dobishme dhe thirrjes në rrugë të Allahut, të Atij që është i lirë prej të gjitha difekteve. Sa për përdorimin e defit me nashide, atëhere kjo është e lejueshme vetëm për gratë kur ndodh midis tyre mënjanë nga burrat. Dhe është e lejueshme vetëm gjatë kohës së Id-it (Bajrameve ) dhe martesës.

No comments:

Post a Comment