Thursday, May 23, 2013

Limoni dhe mjalti, për lëkurë të shëndetshme



Industria kozmetike është duke u rritur vazhdimisht dhe prodhon produkte të shumta për bukuri, por në fakt është natyra ajo që e ofron më të mirën. Për lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme para së gjithash duhet pirë shumë ujë. Një gjysmë limoni i shtrydhur dhe një lugë mjaltë në ujë të ngrohtë do të japë rezultate të shkëlqyeshme, ndërsa kjo pije duhet konsumuar në mëngjes, para kafjallit. Kjo pije gjithashtu e pastron gjakun. Për lëkurë të shkëlqyeshme është mirë që ta thani lëvoren e portokallit dhe nga ajo të bëni pluhur, ndërsa më pas atë ta përzieni me ujë dhe ta lyeni fytyrën me të. Lëkurën të pastër e mban edhe mielli i misrit, i cili mund të përdoret për çdo ditë. Nëse keni lëkurë të thatë, i bëni masazh fytyrës suaj me vaj të bajameve ose me ndonjë vaj që përmban vitaminë E. Mjafton që lëkurës suaj t'ia kushtoni vetëm disa minuta në ditë, në mënyrë që ajo të mbetet e kujdesur, e shëndetshme dhe e shkëlqyeshme./Lajme/

No comments:

Post a Comment