Thursday, May 23, 2013

Strehimore luksoze të Amerikës





Shtëpitë nëntokësore
Një bunker kushton 54 mijë dollarë
Shtëpitë nëntokësore mund t’i keni të gjitha pajisjet kryesore: TV, elektricitet, dhoma të hortikulturës ku mund të kultivohen pemë dhe perime, të gjitha pajisjet që i keni edhe në shtëpinë normale
Dikur të konsideruara si varreza spartane, në të cilat krerët e shtetit dhe familjet e tyre do mund të prisnin shpërthimet bërthamore, strehimoret atomike janë bërë shumë të kërkuara gjatë 15 viteve të fundit, ndërsa ndërtuesit e tyre tani ofrojnë edhe instalime të zakonshme. Tani, disa kompani ndërtojnë shtëpi nëntokësore prej rreth 9 mijë metrave katrorë, të cilat mund të strehojnë familjet për vite, në rast të ndonjë katastrofe.
Strehimore sipas porosisë
“Mund t’i keni të gjitha pajisjet kryesore: TV, elektricitet, dhoma të hortikulturës ku mund të kultivohen pemë dhe perime, dush, të gjitha pajisjet që i keni edhe në shtëpinë normale”, tha Bred Robertson, drejtor i marketingut i ‘Rising S Company’, e cila ndërton dhe instalon strehimore sipas porosisë. Një bunker themelor me dimensione 30 me 60 metra kushton 54 mijë dollarë ka thënë Roberson, derisa bunkerët më të shtrenjtë arrijnë çmimin deri në 10 milionë dollarë.“Buxheti dhe imagjinata janë kufizimet e vetme”, ka thënë Roberson për ‘ABC Neës’. Një kompani tjetër, e cila prodhon strehë nga gypat e valëzuar, është ‘Utah Shelter Systems’, ofron strehimore me diametër prej 2.4 metrash dhe gjatësi prej 10 metrash për 50 mijë dollarë. Kompania ‘Rising S’ ka ndërtuar një strehimore në Kolorado për 8 milionë dollarë, e cila ka një sipërfaqe prej 1.394 metrash katrorë me ashensorë të kamufluar dhe platforma për pronarin me aftësi të kufizuara. Mbi tokë është ndërtuar një kasolle druri në mënyrë që askush të mos dyshojë se ekziston strehimorja nën tokë.
Një biznes të mirë
“Çdo gjë mbi tokë kamuflohet me ndonjë ahur të vjetër ose rezervar uji”, ka thënë Roberson për ‘ABC News’. “Ajo ka një fushë basketbolli dhe një hangar aeroplani mjaftueshëm të madh për t’i parkuar dy aeroplanë ‘Cessna’. Ka një palestër të madhe, 22 dhoma, pronari ka familje të madhe”. Pjesa më e madhe e strehimoreve është e ndërtuar në jug dhe në lindje të shtetit. “Mendoj se ishte viti 2000 kur u vërejt një rritje e madhe në shitje”, ka thënë Sheron Paker, bashkëpronare e kompanisë ‘Utah Shelter Systems in Draper’ në Dreper të shtetit federal Jutah në SHBA.“Njerëzit brengoseshin për efektin e mundur të kalimit në vitin 2000 në kompjuterët tonë. Kjo gjë nxiti një rritje në shitje, ndërsa tashmë për 13 vjet mund të thuhet se bëhet fjalë për një biznes të mirë”, tha Paker. Pas 11 shtatorit u rrit numri i shitjeve në lindje dhe në shtetin e Nju-Jorkut. Po, kërcënimet aktuale nga Irani dhe Koreja Veriore kanë bërë që të rritet edhe numri i shitjeve.
 54
mijë dollarë kushton një bunker themelor, me dimensione 30 me 60 metra./Lajme/

No comments:

Post a Comment