Tuesday, May 21, 2013

Namazi i xhenazez dhe si falet ai?




Kjo temë përmbledh çështjet e mëposhtme:
E para: Dispozita e namazit të xhenazes dhe vlerat e tij.
E dyta: Falja e namazit të xhenazes me xhemat.
E treta: Ku duhet të qëndrojë imami? E katërta:
Mënyra se si felet. Dispozita e namazit të xhenazes dhe vlerat e tij
Falja e namazit të xhenazes së një myslimani është detyrim kolektiv (farz ki- faje) duke u bazuar në urdhrat që Profetit (salallahu alejhi ue selem) ka dhënë në shumë hadithe. Prej tyre mund të përmendim: Zejd bin Halid el Xhuheni thotë: “Njëri prej shokëve të Profetit (salallahu alejhi ue selem) ndërroi jetë ditën e Hajberit. Kur ia kujtuan këtë të dërguarit të Allahut, ai tha: Faljani xhenazen shokut tuaj. Fytyrat e njerëzve ndryshuan nga këto fjalë, prandaj ai u tha: Vërtet, shoku juaj ka përvetësuar diçka pa leje nga plaçka e luftës duke qenë në xhihad. Ne pamë në plaçkat e tij dhe gjetëm një rruazë prej rruazave të çifutëve që nuk kushtonte as dy dirhem.” Ebu Daudi dhe Nesaiu. Nga hadithi kuptojmë se nëse namazi i xhenazes do të ishte detyrë për çdo individ, atëherë Profeti (salallahu alejhi ue selem) do t’ia falte dhe nuk do të mjaftohej duke thënë: faljani namazin shokut tuaj.
Përsa i përket vlerës së namazit të xhenazes, atë e pohon hadithi i mëposhtëm: Amir bin Sead bin ebi Uekasi përcjell se një herë kishte qenë i ulur tek Ibn Omeri, kur pranë tyre kaloi Hababi, dhe tha: “O Abdullah bin Omer, a nuk e ke dëgjuar çfarë thotë Ebu Hurejra? Ai e ka dëgjuar Profetin (salallahu alejhi ue selem) duke thënë: “Kush del me të vdekurin që nga shtëpia e tij, i fal xhenazen dhe e ndjek derisa të varroset, ai do të ketë dy kirat shpërblim dhe çdo kirat është sa mali i Uhudit. Ndërsa ai që ia fal xhenazen e kthehet, ai do të ketë shpërblimin e një kirati sa Uhudi. Ibn Omeri e dërgoi Hababin që të pyeste Aishen, e më pas të kthehej dhe t’i tregonte fjalët e saj. Ndërkohë, Ibn Omeri kishte marrë një grusht me guralecë të cilët i lëvizte në dorën e tij, derisa u kthye Hababi dhe i tha: Aisha më tha: Të vërtetën ka thënë Ebu Hurejra. Ibn Omeri i hodhi në tokë guralecët që kishte në dorë, pastaj tha: Ne paskemi humbur shumë shpërblime.” Buhariu dhe Muslimi.
Falja e xhenazes me xhemat
Falja me xhemat në namazin e xhenazes është detyrim për shkak të vijuesh- mërisë që Profeti (salallahu alejhi ue selem) i ka bërë faljes së këtij namazi me xhemat. Gjithashtu, duke u bazuar në fjalën e përgjithshme të Profetit (salallahu alejhi ue selem) që thotë: “Faluni siç më shihni mua duke u falur. ” Buhariu. Pëlqehet që numri i atyre që e falin namazin e xhenazes të jetë dyzet, për arsye të hadithit që transmetohet nga Kurejbi, muela i Ibn Abasit, nga Abullah bin Abasi. Atij i kishte ndërruar jetë një djalë në Kudejd ose në Asfan dhe kishte thënë: O Kurejb, shih ata që janë tubuar për t’i falur xhenazen. Unë dola dhe pashë se ishin mbledhur disa njerëz dhe i tregova, e ai më tha: Më thua se janë dyzet veta? Po, – i thashë. Ai tha: Nxirreni atë, sepse e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue sdem) duke thënë: “Çdo burrë musliman që vdes dhe xhenazen e tij e falin dyzet burra që nuk i bëjnë shok Allahut, Allahu do t’u mundësojë atyre që të ndërmjetësojnëpër të. “Muslimi.
Nëse janë njëqind, Allahu u mundëson atyre që të ndërmjetësojnë për të, duke u bazuar në hadithin e Aishes (radiallahu anha) e cila përcjell se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nëse vdes një musliman dhe xhenazja e tij falet prej njëqind muslimanësh, Allahu do t’u mundësojë atyre të ndërmjetësojnë për të. ” Muslimi. Pëlqehet që ata të rreshtohen në tre rreshta duke u bazuar në hadithin e Ibn Hubejras, i cili thotë: E kam dëgjuar të dëguarin e Allahut duke thënë: “Çdo musliman që ndërron jetë, Allahu e fal nëse xhenazen e tij e falin tre rreshta prej muslimanëve. “ Për këtë arsye, Malik bin Hubejra kur nuk kishte shumë pjesmarrës në namazin e xhenazes, ai i ndante në tre rreshta duke u bazuar në këtë hadith. Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

No comments:

Post a Comment