Wednesday, May 15, 2013

Bie interneti në Siri




Siria ka pësuar ndërprerje mbarëkombëtare të internetit për të dytën herë në këtë muaj. Korporata Renesys, me seli në SHBA, ka thënë se i gjithë vendi ka dalë offline qysh në mëngjes. Linjat telefonike prej vendeve të tjera në Damask, po ashtu nuk kanë funksionuar. Interneti ka rënë dy ditë edhe javën e kaluar dhe për këtë ndërprerje, autoritetet kanë thënë se është pasojë e problemeve teknike.  Vëzhguesit dyshojnë se qeveria është përgjegjëse për ndërprerjet, transmeton REL. Siria është në luftë civile qysh në mars të vitit 2011. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 70,000 njerëz kanë humbur jetën në luftime, ndërsa miliona të tjerë kanë lënë shtëpitë.

No comments:

Post a Comment