Thursday, May 23, 2013

Qershitë, më të mira se aspirina



Qershitë gjithsesi gjenden në mesin e pemëve të preferuara, të cilat i presim me padurim. Përveç që janë të shijshme dhe të mbushura me karakteristika shëruese, mangësia e vetme e tyre është që sezoni i tyre është i shkurtër. Qershitë për shekuj të tërë janë të njohura për karakteristikat e tyre shëruese, ndërsa disa studime shkencore të para pak kohësh e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Pohohet se madje jemi shumë afër momentit kur mjekët do t'i rekomandojnë ato përmes recetave. Qershitë janë shumë të pasura me antioksidues, ndërsa studimet kanë zbuluar që ndikojnë pozitivisht në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, shëndetin e eshtrave dhe zbutjen e dhimbjeve. Përveç antioksiduesve meritorë për këto janë edhe flavonoidet, me të cilat janë shumë të pasura qershitë. Besohet që për shkak të sasisë së madhe të antocianinave kjo pemë mundet që t'i zbusë dhimbjet dhe se një grusht i këtyre frutave ka ndikim më të mirë sesa një aspirinë./Lajme/

No comments:

Post a Comment