Sunday, June 2, 2013

‘Sulltani’ marshon në Stamboll (Foto)

 Aktori që portretizon sulltan Sulejmanin në serialin mjaft të suksesshëm turk, “Muhtesem Yuzyil” (“Shekulli madhështor”), Halit Ergenc, ka qenë pjesë e protestave që po mbahen këto ditë në Turqi.


Ai madje i ka rezistuar edhe dhunës së policisë dhe gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Në protestë nuk ka munguar as gruaja e tij, aktorja Berguzar Korel, e cila është më së shumti e njohur për rolin e Shehrazat në serialin e përbashkët me burrin e saj, “Binbir Gece” (“Një mijë e një net”).



Turqia ka hyrë në ditën e tretë të protestave që kanë filluar të premten. Ato që u nisën si manifestime të qeta kundër vendimit për të prerë rreth 600 pemë në parkun Gezi, në qendër të Stambollit, për të ndërtuar aty një qendër tregtare, përfunduan në përleshje të dhunshme mes turmës dhe policisë duke lënë mbi një mijë të plagosur dhe po aq të arrestuar.

Megjithëse protestuesit të dielën ndezën zjarre dhe u përleshen me policinë në disa pjesë të Stambollit dhe Ankarasë, rrugët raportohet të jetë përgjithësisht më të qeta se dy ditët e para. /Lajme

No comments:

Post a Comment